Rozë

Urime të shumta/ Ja pse ka qenë ditë e madhe për Arbër Hajdarin dhe të fejuarën e tij biznesmene

Arbër Hajdari u përfol goxha gjatë periudhës së “BBVIP” ku kishte dhe rolin e opinonistit në shtëpinë e famshme.

Ai u pëlqye jo vetëm për transparencën e tij, por edhe për mendimet e qarta dhe të pjekura që shprehte për ngjarjet dhe veprimet e konkurrentëve, Arbri njihet gjithashtu edhe për aktivitetet e tij humane në kuadër të fondacionit që udhëheq, “Fundjavë ndryshe”.

E pikërisht fondacioni ishte ai që u bë shkas të takohej me vajzën me të cilën u dashurua dhe u fejua.

Ai ka preferuar të qëndroj goxha hermetik kur vjen puna për jetën e tij sentimentale dhe nuk poston shumë shpesh foto më të fjeuarë e tij por sot për çiftin është një ditë shumë e veçantë.

Ata festojnë sot 4 vite të lidhur së bashku dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vete Arbri nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram përkrahë Vlera Devollit.

Në sektorin e komenteve pati dhe shumë urime nga miq dhe ndjekës të opinionistit.

MË TË LEXUARAT

To Top