Këto pamje tregojnë momentin kur for cat ruse hedhin raketa termobarike mbi qytetin e Mariupolit në Ukrainë. Sipas Daily Mail, kjo konfirmon përdorimin e paligjshëm të këtyre ar mëve shkatërrimtare kundër popullsisë civile. Në video shihet momenti kur ra ketat dalin nga një sistem TOS-1.
B ombat termobarike ose ndryshe bombat me vakum janë ar më shumë më shk atërrimtare se bo mbat konvencionale.
Por si funksionon një armë termobarike? Në thelb, bëhet fjalë për një lloj përmbajtjeje plasëse që përdor oksigjenin e mjedisit ku përdoret për të krijuar një shp ërthim me temperaturë shumë të lartë. Ndryshe nga ar mët shpër thyese konvencionale, ku eksplozivi me përqendrim të lartë shërben për të krijuar një shpë rthim me përqendrim sa më të lartë, ar mët termobarike përmbajnë një përbërje kim ike, e cila shërben më shumë si karburant sesa si eksploziv.
Ky model ka një varësi të lartë nga oksigjeni, i cili mundëson procesin e dj egies. Ndaj këto a rmë përdoren me efikasitet të lartë në mot të thatë. Ato janë veçanërisht të efektshme ndaj llogoreve, bunkerëve, tuneleve dhe një game të ngjashme infrastrukture mbrojtëse. Arsyeja se përse kjo lloj ar me është më e përshtatshme ndaj trupave që janë pozicionuar pas fortifikimeve është se ndryshe nga eksplozivët e tjerë, shpërthimi termobarik qëndron më gjatë në zonën e shënjestruar, duke prodhuar nxehtësi tepër të lartë, si dhe një mungesë të përkohshme oksigjeni.
Sipas një studimi të CIA-s, të vitit 2000, efektet e shp ërthimit të një ar me termobarike në hapësira të kufizuara janë të jashtëzakonshme. Personat pranë pikës së shpër thimit praktikisht shpërbëhen. Ata që ndodhen më në skaj, priren të përjetojnë një sërë dë mtimesh të brendshme, duke përfshirë shpërthim të timpaneve të veshëve, shtypje të organeve, kontuzione të rënda, çarje të mushkërive dhe organeve të tjera, dhe verbëri.