Ndryshe nga se ishte programuar në fillim, ku e ftuar do të ishte një person i veçantë, emisioni i “Për’Puthen”, këtë të premte, mori një rrjedhë komplet tjetër.
Debatet e krijuara një ditë më parë, sjelljet e theksuara bul lizuese dhe h omo fobe, kanë shtyrë produksionin që të përjashtojë pa afat nga programi Shqipen.
Moderatorja Bora Zemani, e cilësoi sjelljen e Shqipes si jo të denjë ndaj të rinjve shqiptarë, e për këtë arsye, vendimi për largimin e saj në gjykimin e produksionin, duke marrë parasysh këtu edhe reagimin e publikut, mund të cilësohet i drejtë.
Largimi i saj ka shkaktuar jo pak debate në rrjet.
Ndërkohë, nëpërmjet një videoje komike në Instagram, Salsano Rrapi dhe Gaz Paja kanë shprehur “dhimbjen” për largimin e Shqipes.
“Mos Shqipe…” shkruan Salsano krahas videos.
Salsano bënte sikur qante, kurse Gaz Paja thoshte mos Shqipen, mos Shqipen.