Gjimnastja shqiptare që mbush 15 vjeç në korrik mahniti në kampionatin Australian të Gjimnastikës Ritmike për të rinj.
Frroku po vazhdon të mahnitë me paraqitjen e saj të pametë. “Vajza-çudi” e gjimnastikës mori pjesë në Kampionatin Kombëtar Australian Junior 2022 që u zhvillua në Bregun e Artë duke fituar tre medalje të arta.“Ajo na bëri shumë krenarë, edhe një herë”, tha nëna e saj Athanasia Delinicolis për Neos Kosmos.
Mediat greke kanë deklaruar se vajza është me origjinë greke por Emanuela është Shqiptare, babai i saj është Shqiptar nga Mirdita i quajtur Dritan Frroku.Më konkretisht, atletja e re fitoi medaljen e artë në “Ball”, medaljen e artë në “Ribbon” si dhe medaljen e artë në kategorinë “Team NSë”.
Emmanuela mbërriti në Australi me prindërit dhe vëllezërit e motrat në korrik 2016 dhe tashmë po na bën krenarë me performancat e saj të pabesueshme jo vetëm në Australi, por në mbarë botën.Brenda vitit të parë të migrimit të familjes Frroku në Australi, Emanuela arriti të fitonte vendin e parë në Kampionatin Kombëtar Australian të Gjimnastikës Ritmike (2017), përpara se të ngjitej në grada për t’u bërë kampione e shtetit të NSë-së në 2019.