Rozë

Vajza e Aurela Gaçes feston datëlindjen/ Ajo i ka bërë festë magjike dhe ka shkruar fjalë shpirti: Je hiri i Perëndisë!

Sot është një ditë shumë e veçantë për Aurela Gaçen. Vajza e saj, Grace feston 9-vjetorin dhe këngëtarja e ka uruar publikisht me fjalët më të ëmbla.

Aurela ka publikuar një foto të saj në Instagram, duke shkruar se e bija i ka ndryshuar jetën, pasi ajo i ka dhënë fillimisht statusin e nënës.

“9 vjet më pare erdhe në jetën tone, Grace, Hiri I Perëndisë .
Prandaj te quajtëm kështu, sepse ardhja jote eshte bekim e hir per jetët tona. Më dhe statusin e nënës, më ndryshove jetën. Jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë!”, ka shkruar Aurela.

Siç dihet këngëtarja është nënë e dy vajzave, Grace dhe Abigail.

MË TË LEXUARAT

To Top