Modelja dhe këngëtarja shqiptare Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar në “Soiree”.
Vitin që lamë pas, ajo publikoi këngën e saj të parë, të titulluar “Purified”. Aktualisht ajo po përgatit albumin e saj, detaje për të cilin i ka rrëfyer në “Soiree”.
Niki tha se një ndër këngët që do të lançojë së shpejti është dedikim për të dashurën e ish-të dashurit dhe titullohet “Perëndeshë si unë”.
“Dashuria e vërtetë është diçka shumë e rrallë dhe jo të gjithë njerëzit e njohin atë lloj dashurie. Shumica e njerëve mendojnë që dashuria është që të ndjesh për një person, por jo dashuria e vërtetë pa kushte është që nuk të intereson nëse personi është me ty apo jo, por rëndësi ka që ai personi të jetë mirë. Kjo është një dashuri që unë e kam ndjerë dhe jam shumë mirënjohëse. Jam shumë e lumtur tani për atë dhe të dashurën e tij. Kënga ime tjetër në fakt quhet “Goddess like me” domethënë, “Perëndeshë si unë” dhe e kam shkruar për të dashurën e atij”, tha ajo.