Vajza e madhe e gazetarit Blendi Fevziu, Mishel, feston sot ditën e lindjes.
Nuk kishte se si të mungonte edhe urimi i babait të saj, i cili ka postuar në Instagram një foto nga një prej udhëtimeve të tyre në Paris.
“Happy birthday Mishel”, shkruan Fevziu krahas fotos.
Moderatori ka edhe një vajzë tjetër të vogël, të cilën e ka pagëzuar me emrin Alis. Ai shfaqet herë pas here publikisht me to, duke treguar se dedikon shumë kohë krahas angazhimeve të profesionit.