Moderatorja Roza Lati ka bërë një prezantim. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ajo shprehet se ka rënë në dashuri me një djalë tjetër.
Këtë herë ‘të dashurin’, Roza e mban në krahë, sepse bëhet fjalë për një fëmijë që i ka fituar zemrën dhe është djali i mikut të saj.
“Ja ky është i dashuri im i ri. Ja. Keni inat? Ja çfarë ëngjëlli është, çfarë sysh,”- thotë moderatorja.
Por i vogli ia kthen duke e kapur dhe gjuajtur në fytyrë, një reagim prej fëmije ky.
Roza së fundmi ka deklaruar së në fakt po e shijon jetën e saj beqare. Që prej lidhjes me të riun nga Mirdita, ajo nuk ka bërë më publike asgjë në lidhje me ‘çështjet e zemrës’ që siç duket i ka lënë pushim ca kohë.