Në mediat e huaja qarkullon lajmin se Ivanka Trump ka dashur të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden në 20 janar me qëllimin që të shpëtonte karrierën e vet politike.
Por i zemëruar i ati, sipas këtyre raporteve, i tha se ky do të ishte “vendimi më i keq që mund të merrte ndonjëherë. Thuhet se e bija e Donald Trumpit ka dashur të kalojë me “sportivitet” këtë moment, nga frika se tanimë rrezi kohen ambicjet e saj të ardhshme, thanë burime nga Shtëpia e Bardhë për Daily Mail.
Por vetë presidenti republikan, që do ta bojkotojë ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit demokrat është egërsuar me të marrë vesh planet e saj. sipas të njëjtave burime, Trump ia ka bërë të qartë të bijës se do të ishte “një fyerje nëse ajo do të donte të merrej me njerëzit që kërkuan ta r rëzonin, dhe se në një moment të tillë, familja duhet të jetë e bashkuar”.