Ka shumë njerëz që besojnë që kanë jetuar edhe jetë të mëparshme, madje disa thonë edhe se i mbajnë mend.
Por një vajzë i ka habitur të gjithë. Ajo quhet Joey Verwey dhe që në moshën tre vjeçare u tregonte prindërve histori të pabesueshme. Vajza thotë se ka jetuar që me njerëzit e shpellave dhe ka përjetuar shumë.
Ajo thotë se ka jetuar që 200 milion jetë më parë dhe se i mban mend të gjitha. Sipas ka prova për të gjitha. Disa nuk e besuan dhe mendon se ishte imagjinata e saj, por ajo tregoi për një vend në Afrikë ku nuk kishte qenë më parë, për një shpellë.
Argeologët gjetën aty disa sende shumë të vjetra, që i kanë habitur të gjitha. Por ajo mban mend edhe jetën që ka jetuar gjatë Perandorit Neron, madje thotë dhe se e ka takuar atë.
Kjo nuk është vajza e parë, që ka treguar se ka jetuar edhe më parë por kjo vajzë ka dhënë edhe më shumë prova dhe i ka habitur të gjithë.