Karrieriste në profesion dhe e bukur në pamje, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një set fotosh hot nga resortet luksoze të Dubait.
Me një kurorë Miss-i dhe diplomë në Bankë e Financë në Londër, Nikita Preka punon në një kompani konstruksioni dhe investimesh në vendin e përfolur.
E ftuar në evente ndërkombëtare si modele dhe falë eksperiencës si reportere e garave të makinave sportive për një kompani në SHBA, ajo ka pasur rastin të takohet atje me shumë sheikë me emër.
Po si është jeta e saj dhe vajzave shqiptare që jetojnë në Dubai, Nikita i rrëfen në këtë intervistë.
Një miss e modele që ushtron profesionin e ekonomistes, ndërkohë që këtë verë ke bërë përshtypje me pozat h ot me bi kini nga Dubai. Si arrin të kalosh me kaq lehtësi në dy standarde: nga loja me trupin për poza, në lojën me mendjen për shifra?
Unë e gjej veten te të dyja dhe më japin kënaqësi të dyja profesionet. Të jesh i suksesshëm në jetë dhe të ulësh ri skun duhet të diversifikohesh, domethënë të investosh kohë dhe të ardhurat në disa industri, jo vetëm në një. Gjatë eksperiencës sime në modeling kam takuar avokatë, bankierë, pedagogë që bënin modeling si pasion.
Çfarë të joshi të vije në Shqipëri pas karantinës për disa foto me fustane madhështore ku pozoje si diva?
Në Shqipëri isha për të takuar prindërit. Pastaj m’u dha mundësia të punoj me një nga make up artistet dhe designer më të talentuara në Shqipëri, Merita Merja. Po ashtu, isha e ftuar në disa emisione televizive, por arrita të bëj vetëm një regjistrim për një nga emisionet më të ndjekura për momentin në Shqipëri.
Të kthehesh të jetosh në Shqipëri është synimi yt?
Unë mund të jetoj kudo ku shoh një të ardhme në karrierën time dhe po ashtu, kam njerëzit e duhur rreth vetes. Shqipëria është vendi im dhe pse jo, mbase një ditë kthehem dhe jetoj aty. Never say never.
Një bjonde si ty është e mirëpritur dhe e lakmuar në Dubai?
Unë ndihem e mirëpritur në çdo vend që shkoj, ngaqë preferoj të lë këtë raport me njerëzit. Respekti besoj se fitohet, nuk blihet. Gjithmonë kam marrë respektin e merituar nga njerëzit që më rrethojnë. Koha ime vlen dhe nuk shpenzoj kohë me njerëzit që nuk m’i kuptojnë standardet e mia.
Nga Shqipëria në Londër për studime dhe tani në Dubai për punë. Të duket vetja aventuriere apo karrieriste më shumë?
Absolutisht jo aventurere, por ambicioze, pasi për çdo gjë që bëj kam një strategji. Në Dubai m’u ofruan mundësi më të mira dhe më përshatet stili i jetesës. Po ashtu, më pëlqen të jetoj në shtete të ndryshme. Plani im është që në të ardhmen të jetoj në tri shtete të ndryshme: Dubai në dimër dhe vjeshtë, në pranverë dhe verë në Londër dhe Monaco.
Shumë flitet për vajza shqiptare që bëjnë es kortën në Dubai. Ti je njohur me këtë realitet atje, apo je përballur me paragjykime të kësaj natyre?
Jo, nuk kam ndonjë informacion. Në përgjithësi, në Dubai vajzat shqiptare kanë reputacion të mirë.