Rozë

Vazhdon telenovela Bora dhe Donald/ Ja kur do të takohen para të gjithëve

“Telenovela” Bora- Donald mban mbërthyer shqiptarët prej muajsh tashmë. Çifti, i cili është ribashkuar së fundmi, duket se ka zgjedhur ta mbajë sa më intim këtë pajtim, aq sa edhe takimet e tyre i bëjnë jashtë Shqipërie.

Bora dhe Donaldi i japin fund lidhjes? Detaji që i futi të gjithë në  dyshime – Abc News

Por teksa të gjithë janë të etur t’i shikojnë sërish së bashku, një skenar i ngjashëm ka gjasa të ndodhë në sezonin e ri televiziv. Prej javësh po përflitet se Bora Zemani do të largohet nga “Përputhen”.

Bora Zemani shënjoi një tjetër pikë të karrierës së saj, ku përgjatë dy viteve moderoi emisionin dedikuar dashurisë. Por gjasat janë që ky rrugëtim i saj mund të përfundojë. Tashmë që sezoni televiziv është në mbyllje, në “Top Media” po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur.

Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët. “Dancing With the Stars” pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deritanishme, spektakli do t’i besohet Bora Zemanit. Ndërkohë “Dancing With the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.

Një ndër emrat më të lakuar është edhe Donaldi. Duket se produksioni do të vendosë përballë çiftin, këtë herë në një shfaqje kërcimi, ku Bora do të moderojë, ndërsa Donaldi do të jetë ndër konkurrentët. Kjo nuk është hera e parë që Donaldi merr pjesë në një sfidë kërcimi. Edhe vite më parë, aktori ishte pjesë e “Dance With me”, ku si partnere kishte pikërisht Monika Lubonjën.

Kanë qenë pikërisht këto momentet, ku Donaldi dhe Bora nisën raportin e tyre. Duket se tashmë që ribashkimi është konfirmuar, do të jetë sërish një sfidë kërcimi që do të bëjë bashkë dy “kolegët”.

Megjithatë, gjithçka është ende në fazat e para dhe do të na duhet të presim minimumi shtatorin për të parë se si do të konkretizohet vijimi i “telenovelës” mes tyre.

Bora dhe Donaldi, “përballë” në spektaklin e ri të kërcimit/ Çifti rikthehet në skenë së bashku

MË TË LEXUARAT

To Top