Emri i Arjan Salës nuk do të harrohet asnjëherë nga shqiptarët, ai u bë hero duke sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar jetën e 25 apo më shumë punojësve të tjerë, pas zjarrit që ra në ambientin e tyre të punës.
Ai ka lënë pas një djalë 5-vjecar, Aronin, i cili së fundmi është përzgjedhur bashkë me 10 vogëlushë të tjerë në nismën e qeverisë për mbështetjen e fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrësEdmond Sala, vëllai i Arjan Salës i cili humbi jetën në zjarrin që ra në një qendër tregtare para disa muajsh tregoi për “Shqipëria Live” se si ia kanë shpjeguar të gjithë situatën nipit të tij.Edmond Sala tha se nipi nuk e kupton se si qëndron e vërteta e ngjarjes, por di që i ati është lart në qiell. Ai u shpreh se djali i Arjan Salës e ndjen mungesën e të atit, por nuk e shpreh.“Ne ia kemi shpjeguar që babi është tek qielli.
Ai e ka kuptuar pak a shumë por thjeshtë nuk e shpreh ndjesinë që ka përbrenda”, tha Edmond Sala.“Ideja për ta ndërmarrë këtë nismë më ka lindur kur kam vizituar familjen e Arjan Salës, për faktin se dha jetën për të shpëtua kushedi sesa të tjera, duke qëndruar mes flakëve për të nxjerr kolegët”, tha kryeministri Rama në këtë ceremoni.