Ka tash e sa ditë që opinioni publik është tr onditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.
Vr asja e 30-vjeçarit mbi motive të një ha kmarrje ka bërë që kjo të jetë një prej temave më të dis kutuara të momentit.
Lidhur mbi ngjarjen në fjalë ka pasur reagime të shumta, disa prej me të fortave kanë ardhur nga reperi i ri Moss Della, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Krasniqi.
Ai në disa shkrime disi të paqarta në InstaStory, ka shprehur fillimisht ngushëllime për të ndjerin, ndonëse thotë se nuk ka pasur rastin ta njohë personalisht.
“U prehsh në paqe Strella. Nuk të kam njoftë por më dhimbet kushdo që prihet në besë e vritet prej shokëve se shokët janë si familje por njerëzit nuk kanë familje, se dinë qysh është. Ngushëllime familjes së tij, rrethit e shokëve të vërtetë të tij”, shkroi fillimisht ai.
Tutje, në shkrimet e radhës, reperi i cili krenohet me afro 150 mijë ndjekës në InstaStory, vazhdoi të shkruante me ton kërcë nues.
Ai shkroi se një gjë e tillë ndodhë nga frika dhe nga ata të cilët nuk i quan “burrërorë”. Përndryshe, sot (e diel) i është dhënë edhe lamtumira e fundit të ndjerit me inicialet G.H, i cili mbeti i v rarë nga kjo ngjarje famëkeqe.