Rozë

Vëllai i politikanes shqiptare u martua me një burrë, deputeti e mbron: Nuk ka pse jep shpjegime ai për jetën private

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas raportimeve të shumta të mediave rreth martesës së vëllait të kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, me një person të gjinisë së njëjtë në Kanada.

Martohet vëllai i Mimoza Kusarit, ky është dhëndri - Gazeta Express

Mustafa ka shkruar në Facebook se jeta e një qytetari që nuk bart post politik është çështje private e tij. Sipas Mustafës, vëllai i Kusari-Lilës nuk ka asnjë borxh që të sqarohet për jetën e tij private.

“Jeta private e një qytetari që as nuk është i votuar nga qytetarët, as nuk është i emëruar politik, është çështje tërësisht private e tij/saj.

Kaq. Me kaq përfundon “tema” e vëllaut të Mimozës. Ai është qytetar i thjeshtë me jetë jo-publike dhe nuk na ka asnjë borxh të na sqarohet për jetën e tij private”, shkroi Mustafa në Facebook.

Gazeta Metro – Martohet në Kanada vëllai i Mimoza Kusarit, ky është dhëndri  bukurosh

MË TË LEXUARAT

To Top