Rozë

Vëllai i saj ka ndërhyrë/ Ja si janë takuar në mënyrë të fshehtë Bora dhe Donaldi, bisedë private 20 minuta

E mbani mend videon e sherrit të Romeos në studion e BBV pasi Iliri u shpall fitues i BBV? Po momentin kur në video u shfaq vëllai i Bora Zemanit?Epo le ta mohojnë të gjithë, por burime ekskluzive për “BoomNeës”, kanë pohuar se sherri mes Romeos dhe produksionit ka ndodhur me tone të larta dhe ka shkuar gati në përplasje
fizike, por ka qenë vëllai i Borës, Lisieni që ka ndërhyrë duke mbështetur dhe qetësuar Romeon.

Nga po të njëjtat informacione mësohet se ata të dy janë shokë shumë të mirë dhe vazhdojnë te kenë respekt per njeri tjetrin dhe kete na i vërteton instagrami i tyre pasi vazhdojnë te ndiqen ne instagram akoma duke vërtetuar qe ata nuk kane hatërmbetje me njeri tjetrin pavarësisht se Donaldi e la Borën.

Por lajmi më shòkues për publikun qëndron ne faktin se pasi Donaldi ka dalë nga Big Brother në zyrat e Top Channel është takuar me Borën.

Biseda ka qënë private dhe ka zgjatur rreth 20 minuta dhe kur Bora doli nga takimi thuhet se ishte shumë e zymtë.

Donaldi është larguar me Romeon dhe disa miq të tij, ndërsa Beatrix është larguar me Albanin.

Të nesërmen në mëngjes nuk pamë asnjë foto mes Donaldit dhe Trixës as në ditët në vazhdim sepse ai do të rrikthehet sërisht me Borën .

Triksa ka pasur ndjenja të vërteta për Donaldin dhe shpeshherë ajo është parë duke qarë ne Top Channel.

MË TË LEXUARAT

To Top