Mjaftuan 30 minuta breshër që pjesa më e madhe e prodhimit të fermerëve të Maliqit të shka tërrohet plotësisht.
Dë me më të shumta ka pasur në fshatrat Orman, Rrëmbec, Pendavinj dhe Pojan, ku breshëri ka rrafshuar mbi 400 hektarë sipërfaqe të mbjella me grurë. Fermerët pohojnë se kanë humbur thuajse gjithë prodhimin e grurit,i cili për pak ditë do të korrej dhe dilte në treg. Nga breshëri nuk kanë shpëtuar pa dëme as kulturat e tjera bujqësore si dhe drufrutorët.
Bashkitë e Maliqit dhe Devollit kanë ngritur grupe pune për verifikimin e dëmeve, raporti i të cilave i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë.
Fermerët e Korçës humbin çdo vit një pjesë të konsiderueshme të prodhimit si pasojë e fenomeneve natyroeë, ndërsa kërkesat për dëms hpërblim kanë mbetur pa përgjigje.