Rozë

Vetëm janë zënë rresht disa ditë/ Pajtohen Kiara dhe Luizi

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i kanë dhënë fund diskutimeve mes tyre, duke u pajtuar. Ata kanë zhvilluar një diskutim në oborr vetëm për vetëm, duke sqaruar keqkuptimet mes tyre. Në fund të bisedës, Kiara e përqafoi Luizin dhe madje i dha një puthje.

Nga ana tjetër, këngëtari i premtoi moderatores që nuk do e bëjë më veprimin që bëri ndaj saj për provën e javës së kaluar.

Çifti patën një ftohje në marrëdhënien e tyre, për shkak se Luizi e bllokoi atë te lavamani për të fituar provën e javës dhe janë përfshirë nga debate të ashpra me njëri-tjetrin.

Luizi i tha Kiarës se ai nuk mund të ngrihet e të bëjë si “lolo” në shtëpi, kur nuk është i mbushur shpirtërisht. Ai edhe njëherë i kërkoi Kiarës ta harrojë situatën që ndodhi te lavamani dhe të bisedojnë për këtë gjë kur të dalin jashtë.

Kiara tha se ajo ka nevojë për hapësirë dhe se kjo është gjë shumë normale, pasi ndodh edhe në jetën reale mes një çifti kur kanë keqkuptime.

Luizi tha se ai nuk di se si ta rregullojë marrëdhënien mes tyre dhe se Kiara nuk po e ndihmon fare atë. Kjo e fundit u shpreh se dhe ajo nuk di si të veprojë dhe se qëndrimi i tij në shtrat, nuk po e ndihmon fare atë.

MË TË LEXUARAT

To Top