Andi dhe Melisa janë një çift që u njohën në ‘’Për’puthen’’ e që vazhdojnë të jenë ende bashkë.
Dyshja duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe këtë nuk ngurrojnë ta shprehin vazhdimisht në rrjete sociale, por gjesti i fundit i Andi na ka befasuar.
Melisa nuk do te jetë vetëm në zemrën e tij por po gdhendet në t rup.
Ish-konkurrenti i njohur ka zbuluar më shumë rreth tatuazhit të ri i cili nuk ka përfunduar plotësisht. Krahas tij, ai shkruan: ‘Eh moj kokë kuqe…’, duke lënë të kuptohet që dedikimi është për Melisën.