Alketa Vejsiu është një prej figurave publike që është mjaft aktive në rrjetet sociale, përgjithësisht në Instagram.
Udhëtimet e moderatores kanë nisur që pa nisur vera dhe ajo ka vizituar dhjetra vende gjatë këtyre muajve. Së fundmi Alketa ka vizituar edhe Mykonos-in ose siç quhet ndryshe “Ishulli i pasanikëve”. Për çudi, kur të gjithë po prisnin foto luksoze,
Alketa ka ndarë një foto duke ngrënë sufllaqe, lezetin e Greqisë siç e quan edhe vetë ajo. Por ky postim nuk i ka pëlqyer të gjithëve, normalisht.
“Nuk latë pa publikuar vetëm kur jeni në banjo për nevojat personale. Bjeri qemanesë… vipsat shqiptare”, i shkruan ndjekësi.
Por Alketa nuk e ka lënë pa një përgjigje.
“Unë s’jam vip. Jam një si ju. Mos u mërzit shoku. Kemi të gjithë ditë kur s’jemi mirë”, i shkruan Alketa me një ironi të hollë.