Aktorja shumë e njohur në Shqipëri prej rolit të “Gymyshit”, Songul Odeni i dha fund beqarisë me datë 29 korrik të këtij viti.
41-vjeçarja u martua me biznesmenin Arman Biçakçi, në një ceremoni private.
Ndonëse është një grua e sapomartuar, Gymysh ka marrë nje vendim të papritur.
Ajo ka vendosur të mos bëjë muaj mjalti, por t’i kthehet menjëherë punës.
Mediat turke raportojnë se aktorja po punon për një serial të ri, të titulluar “Kirmiza Oda”. Ajo pritet të rikthehet në ekran në shtator.