Banorët kanë thënë disa nga sekretet e tyre, për një lojë të organizuar me detyrim nga ‘Big Brother’. Dikush tha që kam patur një të dashur 47 vjeç kur isha 23 vjeç. Beniada tha që puna e parë ka qenë shitëse mishi dhe pastruese. Një tjetër ka thënë që emri i vet në pasaportë është ndryshe nga ai që e thërrasin në përditshmëri.
Më pas banorëve u janë zbuluar të gjitha sekretet dhe u është dhënë kohë 24 orë që të zbulojnë se cili sekret i përket kujt. Ata po mundohen ende të bëjnë bashkë sekretin përkatës me njeriun të cilit mund ti përkasë ky sekret.
Banorët do të flasin me njëri-tjetrin, të bëjnë pyetje për dyshimet që kanë, duke pr ovokuar, nga cmuar, duke mbledhur sa më shumë informacion që të mund të kuptojnë.
Një nga sekretet ka qenë: – Kam patur një pircing në një vend sekret dhe kanë patur fatin ta shohin vetëm disa njerëz – ky sekret nuk është zbuluar akoma se kujt i përket.
Monika dhe Beniada i janë “përveshur” me shaka Donaldit ndërsa fle, për të zbuluar a ka piercing në vend sekret. Ato i ngrenë jorganin dhe qeshin me njëra tjetrën. Jo, thotë Beniada, nuk e ka Donaldi. “Ik shikojani Tanit”, thotë Donaldi duke aluduar se mund ta ketë ai.