Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 8,2 i shkallës rihter, ka goditur Alaskën në orët e vona të së mërkurës.
Menjëherë pas tërmetit, autoritetet kanë dhënë alarmin për cunam. Ndërkohë, go ditja e parë e fuqishme është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera, ku dy më të fortat ishin 6,2 dhe 5,8.
Policia këshilloi banorët në ishullin Kodiak të ngjiten në terrene të larta për më shumë siguri.