Mediat po flasin për një ndarje mes Donald Veshaj dhe Beartrix Ramosaj, të cilët e nisën lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Në festën e organizuar dje nga Top Channel, ata nuk janë parë në shoqërinë e njeri tjetrit. Beatrix ishte e shoqëruar në festën e mbrëmjes së djeshme nga vëllai i saj, Alban Ramosaj, i cili sot në mëngjes nuk ka nguruar të postoj në Instastory një foto dedikuar vetëm motrës së tij.
Në të ai shkruan: “Mirmëngjes veç Trixës time”
Por mesa duket këtë gjë nuk e ka bërë vetëm Albani, por edhe mamaja e Trix-ës, e cila poston një ‘story’ në Instagram-in e saj duke shkruar pothuajse të njëjtën gjë: “Mirmëngjes vetëm Trixës” Kjo mund të lidhet edhe me frazën virale të Lori Hoxhës, një ditë pasi Bora Zemani hyri në “Big Brother Vip”, ku shkruante: “Mirëmengjes vetëm Borës”.
Kujtojmë se ditën e djeshme Donald Veshaj nuk ka ngurruar të interpretojë këngën që i ka kushtuar ish të dashurës së tij Bora Zemanit, “Toxic Love”.