Rigoni i kuq është me famë si rigoni më i rrallë dhe me aftësi të mrekullueshme.
Karakteristika e veçantë e tij është se kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm.
Studime të mirëfillta shkencore kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë.
Por varieteti i rigonit të kuq cilësohet shkencërisht si kultivari me përqendrimin më të madh të vlerave, kjo krahasuar me kutivarin e rigonit të bardhë.
Bima për çaj përbëhet nga pjesa mbitokë e rigonit te kuq, i cili është një bimë barishtore shumëvjeçare, karakteristikë e zonave pyjore deri ne zonat malore.
Bima e rigonit të kuq ka kërcell me një ngjyrim të kuqërremtë, me lule të vogla me ngjyrë të purpurt.
Bima e rigonit të kuq përmban plot substanta esenciale, antioksidantë dhe tanina etj.
Bima e rigonit të kuq përmban plot substanta esenciale, antioksidantë dhe tanina etj. Rigoni i kuq funksionon për rregullimin e problemeve me tretjen, nxjerrjen e gëlbazës, trajtimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Rigoni i kuq gjithashtu është kurë natyrale kundër kollës së bardhë dhe nxit djersitjen dhe largimin e viruseve në rastet me rrufë, ftohje dhe me grip.