Lajme

(Video) 26-vjeçarja shqiptare ta rrëqeth shpirtin: Kam dy djem, po mjekët m’i kanë hequr shpresat për të dy i kam të sëmurë

Diana Plaku, një nënë 26-vjeçare me dy fëmijë të së murë rëndë është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka folur për vështirësitë dhe të papriturat që jeta i ka sjellë.

Reperi i njohur shtrihet në spital - Lajmet e fundit - Zëri

Dy djemtë e saj janë të sëmurë, i madhi me An trofi Ce rebrale, ku i është tk urur truri, nuk flet, nuk reagon dhe nuk lëviz dot. Ndërsa djali i vogël është me sindromën Down dhe epilepsi. Mjekët nuk i kanë dhënë shpresë për asnjë fëmijë.

Diana Plaku: Pas 4 vitesh nga ardhja e Ismailit, erdhi në jetë djali i dytë Eliseo që tani është 4 vjeç. E dinim që ishte gocë, por më pas doli djalë. Unë kisha një lindje çezariane dhe nuk e mora vesh që Eliseo ishte me sindromën Down. Ai ka dhe epilepsi.

Pas një jave që kam dalë në spital, ai u sëmur shumë rëndë, qëndroi një muaj në spital, nuk dilte dot jashtë. Pas dy javësh, doktorët e operuan sepse i fryheshe barku. Ka jetuar dy vite me aparat në bark për jashtëqitjen. Tani e kemi operuar prap që e çuan në vend.

Mirela Milori: 8 vite të vështira për ty, si ja ke bërë?

Diana Plaku: Se di as vetë, kanë kaluar vitet duke iu përkushtuar atyre.

Mirela Milori: Ti nuk punon qëndron në shtëpi, a ke ndonjë ndihmë?

Diana Plaku: Bashkëshorti më ndihmon me fëmijët, por nuk është në punë.

Mirela Milori: Keni marrë ndonjë ndihmë për këtë situatë që është familja juaj?

Diana Plaku: Vetëm 200 mijë lekë të vjetra si kujdestarë të fëmijëve. Asnjë ndihmë tjetër sociale.

Mirela Milori: Çfarë të mërzit më shumë në këtë histori, që të mbyll çdo gjë.

Diana Plaku: Kushtet e jeteses. Edhe për Eliseon mjekët na i kanë prerë shpresat.

MË TË LEXUARAT

To Top