Moti i ligë ka kapluar pjesën juglindore të Meksikës, përkatësisht shtetin Tabasko, ku qytetarët jo vetëm që po kanë problem me ujin që ka mbuluar pothuajse gjithçka nga shirat e rrë mbyeshëm – por edhe me krokodilët nga tre metra të gjatë që po notojnë nëpër lagjet e tyre.
Shfaqja e krokodilëve ka shkaktuar panik te qytetarët, e këtë më së miri e dëshmojnë video të ndryshme që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Krokodilët nuk janë shfaqur vetëm në vendet me nivel të lartë të ujit, por edhe në ato ku ka shumë pak ujë. Shtatë lloje të ndryshme janë parë “duke shëtitur”.
#Entérate | Se pasea cocodrilo en las calles Reforma Agraria sector Abanico de la Col Gaviotas Norte @ProcivilTabasco
Síguenos aquí ?
➡https://t.co/X3GD3u0xVk pic.twitter.com/ROinkM8osR— El Heraldo de Tabasco (@heraldodetab) November 13, 2020