Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së sotme në Kukës, është ndalur dhe te familja e Myrteza Iseberit, të cilit i janë larguar në emigrim të tre djemtë.
Basha shkruan në “Facebook”, teksa publikon fragmente nga biseda me familjarët, thekson se ka zhvilluar një telefonatë me njërin prej djemve të familjes, që ndodhet në Angli, i cili mes të tjerash i ka shprehur “padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij”.
Në Kukës u ndala në familjen e Myrteza Iseberit, të cilës i janë larguar të tre djemtë në emigrim. Blerimi, djali i kësaj familjeje, nga Anglia gjatë një bisede në telefon më shprehu padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij.