Lajme

(Video) Basha vizaton numrin 9 mbi tortë, po pendohet: Se bëra dhe aq mirë duhet të kisha bërë praktikë





Kryetari i partisë Demokratike këtë te enjte ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë dhe studentë të kuzhinës.

Basha në këtë takim ka pyetur studentët se çfarë po gatuajnë dhe se si i kanë marrëdhëniet me përdorimin e piperit, pasi atij i ka dalë nami që e përdor shumë piperin.

“Besoj e keni marrë vesh se unë i fus shumë piper. Besoj se ky është nga rastet kur jeni 99 % praktike”, ka thënë Basha.

Gjithashtu ai është shprehur se arsimi profesional është dhe prioriteti i tij numër një si një mundësi për punësimin e të rinjve.

Ndërkohë në këtë takim Basha është pritur me një tortë me logon e koalicionit PD-AN dhe me flamurin kuq e zi, ndërsa mbi të vetë kryedemkrati ka shënuar numrin 9 dhe shenjën e votimit.

“Duhet të kisha bërë pak trajnim, këtë e përdorin shumë mirë vajzat sepse kanë bërë një kurs ku bëhen pjekjet e byrekut dhe e embëlsirave. Torta më e bukur dhe domëthënëse”, ka thënë Basha.





MË TË LEXUARAT

To Top