Rozë

(Video) Bashkë me të birin prej dore, ja pse ka qenë Bora Zemani në protestë

Moderatorja Bora Zemani ka qenë kryefjalë e mediave, kjo për shkak të jetës së saj personale dhe historisë së bujshme me aktorin Donald Veshaj.

Teksa kudo po flitet për një ribashkim mes saj dhe Donaldit, madje ata janë fotografuar më shumë se një herë bashkë, moderatorja nuk ka preferuar të konfirmojë asgjë për fansat e saj.

Së fundmi moderatorja është shfaqur në publik ku është filmuar si rrallë herë. Bora së bashku me djalin e saj ishte pjesë e protestës që u zhvillua të hënën (8 gusht) përpara Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e rëndë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Moderatorja është filmuar nga të pranishmit e tjerë, ndërsa videoja është publikuar gjatë ditës së djeshme. Bora nuk kishte bërë asnjë reagim në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë, megjithatë duket se ajo ka vendosur të reagojë më së miri duke protestuar së bashku me qytetarët e tjerë.

MË TË LEXUARAT

To Top