Rozë

(Video) Bëhet xheloze për Kristin dhe Keisin? Olta: Nuk e bëni dot atë ju, mos bëni puçi-puçi

Kristi dhe Keisi do të jenë partnerë në shfaqjen “Pallati 176”. Ata do të jenë në rolin e “Elsës dhe Fredit”. Olta i tha se ata nuk e realizojnë dot bashkë këtë aktrim sepse vihen në siklet nga njëri-tjetri.

Sipas saj është shumë e vështirë të aktrosh me të dashurin. Ajo i këshilloi ata ta kalonin këtë barrierë. Kristi i dha të drejtë Oltës. Por ai tha se në momentin që hyn në skenë, është komplet ndryshe dhe futet direkt në rol, ndërsa në prova nuk e sheh veten të përqëndruar.

Kristi ka pasur një diskutim me Bledin. Ky i fundit i tha Kristit se ai gjithmonë do njihet si çuni i Bertit.Bledi u shpreh se ai është futur në fushën e lojës me këtë identitet dhe do TA ketë dyfish më të vështirë për të arritur atje ku do.

Sipas tij në Shqipëri ka qënë gjithmonë shumë e vështirë që pasardhësit të shënojnë gjurmë.Kristi tha se ai ka identitetin e tij si lojtar dhe si njeri. Secili lë gjurmën e vetë.Ai tha se nuk mund të detyrojë veten të shënojë të njëjtën gjurmë si i ati i tij.

MË TË LEXUARAT

To Top