Një 31-vjeçar është kthyer në një hero në Hanoi i Vietnamit pas një ngjarje që do t’ju lejë pa frymë për disa sekonda.
Ai arriti që të priste me duart e tij një 3-vjeçare që ra nga kati i 12-të i një pallati. Nguyen Ngoc Manh, 31 vjeç ishte duke qëndruar në makinën e tij kur dëgjoi të bërtitura, të cilat i tërhoqën vëmendjen dhe e bënë të dilte nga makina.
Ai pa një vajzë të vogël të v arur nga një ballkon në katin e 12 të një pallati. Manh menjëherë kërkoi një mënyrë për ta shp ëtuar. Ai u ngjit në një çati dhe gjeti pozicionin për ta pritur dhe shpëtuar vajzën e vogël.
“Unë u përpoqa të zgjas dorën time dhe bëra maksimumin e përpjekjes për të kapur vajzën. Për fat të mirë, fëmija ra në prehrin tim”, tha 31-vjeçari. Vajza është në gjendje të stabilizuar dhe ndodhet në spital.