Rozë

(Video) Bledi Mane ia tha sekretin Diolës: Kam 365 palë brekè për çdo ditë të vitit, i kam koleksion

Bledi Mane ka deklaruar gjatë bisedave me banorët se i pëlqen Diola dhe Nita. Madje për Diolën u ka thënë edhe se e ka puthur pas 24 orëve që kishte hyrë në BBV dhe asaj i kishte pëlqyer.

Gjatë një bisede me Diolën ai i ka rrëfyer asaj sekretin e tij…për të mbathurat duke i treguar edhe sasinë që ka marrë me vete në shtëpi.

Në video ai dëgjohet të thotë se është koleksionist i boxerave dhe ka 365 palë brekë…nga 1 për çdo ditë të vitit pra.Diola qesh nga ky “sekret” i Manes. Më herët Mane ka folur edhe për familjen e tij ku ka theksuar se babai ka qenë pjesë e nomenklaturës së sistemit komunist.

Motra e vëllezër i ka të gjithë me shkollë të lartë e profesione të nderuara. Kujtojmë se e drejta e shkollës së lartë në atë kohë, caktohej nga partia. Familje Përmetare, shtoi Bledi Mane pasi dha këto informacione për familjen e tij.

Bledi Mane vazhdon të tërheqë vëmendje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Së fundmi, në një diskutim me Kiara Titon, gazetari i ka sjell në vëmendje asaj lidhjen 10-vjeçare të Luizit me vajzën e Jozefina Topallit.

Ai i tregoi se Luizi ka hyrë në shtëpinë e BBV mjaft i frustruar, shkak sipas tij historitë e ndryshme që ka lënë jashtë.Kujtojmë se Bledi dhe Luizi nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Sipas Luizit, gazetari ka hyrë me qëllim pér ta sulmuar, çka ka sjell dhe agravimin mes tyre.

MË TË LEXUARAT

To Top