Rozë

(Video) ”Brèkèt mos m’i prek mua ti”/ Shèrr i madh mes Dea Mishel dhe Ermionës: Mos ma bëj më

Një debat i ashpër ndodhi mëngjesin e sotëm mes Ermionës dhe Dea Mishelit. Kjo e fundit, i tha asaj se është hera e fundit që futet në dhomën e gjumit duke ulëritur, pasi në këtë mënyrë po i shkakton ankth.

Dea i tha Ermionës që turp të ketë sepse është njeriu më i pasjellshëm në shtëpi dhe se është hera e fundit që ajo e zgjon nga gjumi duke ulëritur.

Ermiona reagoi ashpër ndaj saj, duke i thënë të mos bëjë filma me të. Ajo shtoi se kur u fut në dhomë, Dea nuk ishte fare në gjumë. Shto këtu, tha Ermiona, faktin që Dea është me make-up në fytyrë, çka tregon se ajo ka qenë zgjuar dhe jo në gjumë.

Debati nisi pasi Dea kishte nxjerrë rrobat e lara të Ermionës nga lavatriçja. Kjo e fundit tha se askush nuk ka të drejtë të prekë gjërat e saj personale me dorë.

Në debatin e nxehtë mes Deas dhe Ermionës u përfshinë edhe banorët e tjerë. Ermiona i tha Oltës të mos bëjë rolin e “avokates” dhe të mos ndërhyjë kot në një bisedë që nuk i takon.

Armaldo i tha Ermionës që të qetësohet se nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe që ka prekur rrobat e saj. Ai shtoi se janë 15 banorë në shtëpi dhe jo të gjithë i njohin rrobat e tjetrit.

Valbona nga ana tjetër, i kërkoi Ermionës të ulët dhe të qetësohet. Ajo i tha Ermionës të qetësohet dhe t’i tolerojë disa gjëra, pasi nuk mund të reagoi kështu ndaj kësaj gjëje.

MË TË LEXUARAT

To Top