Një stuhi e papritur breshëri ka pushtuar Tiranën për disa minuta pak çaste më parë.
Breshëri me madhësi sa kokrra e arrës ka mbuluar kryeqytetin . Sinoptikania Adiola Bami tha për Fax News se rrebeshet do të ndikojnë duke larguar sado pak të nxehtin përvëlues që ka përfshirë të gjithë territorin e vendit.
“Gjatë pasdites pritet të kemi rënie të temperaturave si pasojë e rrebesheve që kemi pasur në veriperëndim të vendit dhe pjesërisht në zonat qendrore dhe ato lindore”, tha Bami.
“Duke filluar nga dita e mërkurë, së bashku me fundjavën, do të kemi mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Kështu që do të mbyllet një muaj me diell dhe temperatura të larta”, shpjegoi Bami.