Mund ta besoni apo jo, por kryeministri aktual i Shqipërisë, dikur kishte marrë pjesë në një spektakël kërcimi si “Dance With the Stars” dhe ka kërcyer para jurisë dhe publikut me moderatoren e atij programi në atë kohë Alketa Vejsiu.
Në edicionin e parë të “DWTHS”, Alketa Vejsiu e cila bashkëprezantonte me Gent Zotaj, ka performuar me kryeministrin e tanishëm të Shqipërisë, Edi Ramën, asokohe drejtues i opozitës në Shqipëri, shkruan Kosovarja.
Po ashtu, Rama dikur ka kënduar me grupin “West Side Family” këngën “Tirona” e cila u bë e famshme dhe u këndua nga të gjithë në atë kohë.