Leximi

(Video) Dasmë si kjo nuk keni parë/ Do mbeteni pa fjalë kur të lexoni se ku është martuar ky çift





Johny Pacheko dhe Haidi Pako, i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë ceremonisë martesore që e organizuan në majën Ilimani, që konsiderohet si maja më e lartë në pjesën perëndimore të Bolivisë.

Dyshja kishin pasur fat me mot, pasi që dielli dhe temperaturat e larta e bën ceremoninë martesore në maje të kodrës më të veçantë.

E për një ceremoni të tillë janë nevojitur pajisje të veçanta për ngjitje. Madje përpos nuses edhe dasmorëve u janë nevojitur tri ditë që të ngjiten në maje të kodrës – duke u nisur nga La Plaza.

Disa persona kishin për detyrë të mbajnë fustanin e bardhë të nusërisë, e disa të tjerë ta asistojnë në manikyr dhe pedikyr, që nuk ishte aspak një punë e lehtë në atë terren.

Johnny dhe Haidi u betuan për besnikëri dhe dashuri pa kushte në një lartësi mbidetare prej 6439 metrave.





MË TË LEXUARAT

To Top