Dy kuaj shiheshin të kalonin një nga ditët më të bukura të jetës së tyre teksa u regjistruan duke luajtur si të çme ndur një në fushë të mbuluar nga rreth 1 metër dëborë, në pamjet tashmë virale në rrjet.
Rachelle Huston kishte postuar videon e mushkës së saj që kalëronte me nje tjeter kale në kopshtin e mbuluar me dëborë në shtetin e New York.
Në pamje shihet kali që çan mes shtresës së trashë të dëborës duke e mbuluar veten me flokëzat e ngrira. Një tjetër kalë shihet që fut kokën i kënaqur në dëborë dhe më pas lëpin pjesëzat e ujit të ngrirë qe i mbeten ne turi.
Kali i murrmë mban një pelerinë në kurriz për ta mbajtur ngrohtë nga i ftohti, gjatë aventurës së tij.
Ndërsa mushka vrapon në deborë, para se të fshihet vetë brenda saj, dhe më pas të kërcejë sërish lart. Veshët e mushkës janë të ndara, çka tregon emocionin dhe dashurinë e saj për motin e ftohtë.
Video është shikuar miliona herë, teksa edhe komentuesit lumturohen me gëzimin e kuajve.
Një prej tyre shkruante: “Ushtrime shumë të mira për ta, plus nuk ke nevojë për dëborë pastruse”. “E kam parë videon dhjetra herë dhe nuk lodhem kurrë”, shkruante një tjetër.