Lajme

(Video) Doktori i Fiksit: Kam hequr shumë, pësova ishemi cèrebrale kur më hoqën nga ‘Top Channel’

Genti Pjetri i njohur si “Doktori” i “Fiks Fare” i ftuar në emisionin “Të Harruarit” në Syri Tv, ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga emisioni Fiks Fare.

I prekur, teksa e kujton, ‘Doktori’ shprehet se ishte alkooli shkaku kryesor që e hoqën nga ekrani, ndërsa thashethemet dhe ironitë brenda Top Channel e kishin përkeqësuar edhe më tepër gjendjen e tij.

Gent Pjetri drejton gishtin ndaj dikujt, por pa i përmendur emrin. Pas atij momenti të dhimbshëm për të, për të kaluar mërzinë, ‘Doktori’ thotë se e teproi edhe më shumë me alko olin.

Kur e hoqën nga ekrani, ai kaloi në ishemi cerebrale.

“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra ar miku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin … dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje. S’ja vlen të flas shumë sepse personi që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin. E dua shumë.. E për të mos luajtur mendësh e mos të kaloja në depr esion detyrohesha të pija pak më shumë seç duhet. Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vujt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka… në qoftëse do të d ënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në i shemi cerebrale”, rrëfen Pjetri.

MË TË LEXUARAT

To Top