Komuniteti shqiptar ka jetuar në territorin e Ukrainës që nga fundi i shekullit 18 – fillimi i shekullit 19. Shqiptarët Ortodoksë kanë emigruar fillimisht në Bullgari, më pas kanë emigruar së bashku me gagauzët dhe bullgarët, duke u përpjekur t’i shpëtonin re gjimit së Perandorisë Osmane në Ballkan.
Ata u vendosën në tokën e Besarabisë moderne dhe Detit të Zi, pjesërisht në Odesa dhe në zonat rurale. Gjysmë shekulli më vonë, disa nga kolonistët e Ballkanit migruan në Detin Azov, ku gjithashtu themeluan disa fshatra ku jetojnë pasardhësit e tyre sot.
Në pjesën më të madhe të fshatrave të Besarabisë jetojnë kombe të ndryshme: bullgarët, shqiptarët, gagauzët, moldavët, rumunët, ukrainasit dhe kombësi të tjera, por e veçanta e tyre është se festojnë së bashku.
Për pesë vite, festivali ndërkombëtar i verës Bolgrad Wine Fest zhvillohet në Bolhrad gjatë vjeshtës, duke mbledhur jo vetëm banorët e qyteteve dhe fshatrave përreth, por edhe prodhues të verës nga e gjithë Ukraina, Bullgaria dhe Moldavia.
Çdo vit, më 6 maj, shqiptarët e Besarabisë përkujtojnë ditëlindjen e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu (Fakti interesant është se në të njëjtën ditë gagauzët festojnë Shën Gjergjin. Prandaj, të dy shqiptarët dhe gagauzët bëjnë kur ban.