Një video që qarkullon në rrjetet sociale u publikua nga Austin Miles Geter nga Dallasi, i cili e postoi atë në Facebook duke treguar metodën e tij për të vënë në gjumë Charlie-in e vogël brenda pak sekondash.
Videoja morri 6 milion shikime.
Ndërsa lëkundet në një karrige me të voglin në krahë, Austin thotë se është ende e parehatshme për ndryshimin e pozicionit. Pastaj ai fillon të masazhojë butësisht vetullat e saj, dhe e vogla bie në gjumë për disa sekonda.
Që kur videoja u shfaq në Facebook më 26 gusht, shumë prindër kanë kërkuar profilin e tij për të zbuluar sekretin.
“Unë e kam provuar në tre djemtë e mi dhe ata janë të gjithë në gjumë,” shkroi një grua.
“E provova këtë tek fëmija më i vogël, asaj gjithashtu i pëlqen të përkëdhelet në hundë”, shtoi një tjetër. “Sikur të kisha ditur për këtë 17 vjet më parë”, ankohet i treti.