Këngëtarja e famshme Anna Oxa ishte sot e ftuar në ubrikën “Tani mund të këndosh” tek “E Diela Shqiptare”. Anna ka jetuar gjithë jetën e saj në Itali, por origjinën shqiptare nuk e ka harruar kurrë.
Ajo ka aplikuar për pasaportë shqiptare dhe Edi Rama ka shkuar vetë personalisht në Krujë për t’ia dorëzuar.
Edi Rama: Më tha Arditi që donit të vinit tek Skënderbeu, ky është një muze shumë i bukur.
Ana Oxa: Dhe i mirëmbajtur.
Edi Rama: Keni qenë më parë këtu, apo është hera e parë?
Ana Oxa: Jo kam qenë edhe më parë.
Edi Rama: Ju jeni nga…
Ana Oxa: Nga Kruja.
Edi Rama: Morëm vesh që je këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh.
Ana Oxa: Ashtu?
Edi Rama: Teksa flija sonte, m’u shfaq në ëndërr dhe më tha është Ana Hoxha dhe jo Oxa, në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë time të madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë. Ju solla pasaportën shqiptare, me një foto të bërë nga fotografi i Skënderbeut.
Ana Oxa: Faleminderit, është e vërtetë. Për më tepër është një fotografi shumë e bukur.