Lajme

(Video) Elvis Naçi i shpëton jetën vajzës 2 vjeçe dhe jep lajmin e mirë për shqiptarët: S’jeni vetëm ma ngrini shpirtin në peshë

Ka rinisur sërish emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”. Nga kjo e premte vijon në ekran emisioni me misionin për t’u ardhur në ndihme njerëzve ne nevoje në Shqipëri e në mbarë trojet shqiptare. Puna nuk ka ndalur për asnjë ditë dhe asnjë minutë nga Fondacioni “Firedus”.

Tuana

“Nga kjo studio do të vazhdojmë të përcjellim mesazhet për jetën, shpresën e kap ercimin e dhi mbjeve, duke qenë bashkë për të ndihmuar më të pamundurit”,-u shpreh Elvis Naçi. Dyshes së përhershme Elvis Naçi dhe Sidrit Bejlerit iu shtua edhe moderatorja Eneida Xhelili. Historia e parë që u trajtua ishte e vogëlushes Tuana 2 vjeçare.

E mitura vuante nga anemia “Hetoli mike Au toimune”. Është një sëmundje e rrallë, rruazat e bardha shk atër rojnë rruazat e kuqe pasi i njohin si trupa të huaj duke ulur hemoglobinën. E ëma e saj i kishte kërkuar ndihmë fondacionit “Firdeus” për të shpëtuar jetën e vajzës së saj.

Pamjet e Tuanës 2 vjeçare kishin mbërritur në celularin e Elvisit, i cili u shpreh në studio se “ia ngriti peshë shpirtin” dhe menjëherë shpërndau thirrjen ndaj gjithë shqiptarëve për ndihmë në rrjetet sociale.

E ëma e saj tregon se ajo ka lindur në korrik të 2018. “E pritëm me gëzim të madh, ka folur 10 muajshe, është fëmijë hiperaktive dhe shumë qejf aktivitetet, ka qejf të luajë me kuba. Unë e merrja gjithmonë me vete kur dilja, por papritur gjithçka ndryshoi në familjen tonë…”

MË TË LEXUARAT

To Top