Nelly ka lindur në Karakurt te Ukrainës, por me origjinë është shqiptare. “Nga Korça. Dhe ne flasim vetëm shqip. Kur linda dëgjoja vetëm shqip. Jo rusisht, jo ukrainisht, vetëm shqip”.
Më vonë Nelly kuptoi që ishte shqiptare ndodhi kur pa që nuk ngjasonte me fëmijët e tjerë.
“Une jam me flokë të zeza, sy te mëdha . Kur me pyesnin nga je ti? Nga cili vend i botës? Ti nuk je nga Ukraina. Unë thoja po kam lindur këtu, vetëm se unë jam shqiptare me origjinë”.
Nelly tregon se përmes videokasetave, ajo ka mësuar të kërcejë vallet shqiptare. Ndërsa më pas u diplomua duke u përfaqësuar pikërisht me Shqipërinë.
Kur unë dëgjoj muzikë shqip, mua zemra do të kërcej. Gj aku ngrihet dhe unë kërcej. Djali im kur ngrihet në mëngjes i vë muzikë shqip”.
Megjithatë, valltarja me origjinë shqiptare nuk u mjaftua vetëm me historitë e familjarëve, por erdhi të zbulonte tokën e të parëve të saj si dhe të mësonte në Universitetin e Tiranës gjuhën shqipe, kur dhe u bekua me fëmijën e parë.