Gjatë një bisede me Evën, Ermiona flet për shijet e saj në lidhje me burrat. Ajo i rrëfen se artistët i shtojnë jetën, por një lloj i veçantë artisti, jo ashtu dosido…
“Çfarë janë doktora, avokatë, inxhiniera ooo janë të lodhshëm,” thotë Ermiona. “Edhe biznesmeni është mbase te ajo që më pëlqen,” thotë më tej ajo.
Pastaj me zë pëshpëritës i tregon për lidhjen e saj me një muzikant. “Mendo, ai pianon unë kitarrën, të zgjohesh e të jetosh me muzikë…”, duke lënë të kuptohet se i pëlqente shumë.
Ajo që bën përshtypje në këtë bisedë është se Ermiona i cilëson dhe pëlqen burrat për nga profesioni i tyre dhe jo për nga cilësitë njerëzore.
Akoma më shumë përshtypje bën fakti që Ermiona nuk njeh profesione të tilla si mësues, bojaxhi, këpucar, kamarier, bujk e të tjera profesione të nderuara .