Banorët e Big Brother VIP janë njoftuar sot për sul min ndaj Top Channel dhe vra sjen e punonjësit të sigurisë. Arbana u tha banorëve se sonte nuk do të ketë spektakël siç kishin pritur ata për shkak të asaj që ka ndodhur.
Pasi njoftoi banorët për çfarë kishte ndodhur, Arbana ndërpreu emisionin. Duke mnbajtur lotët, ajo tha se sonte nuk mundet nuk mudet të argëtojë njeri.
Vëllai i Madh në nisje të prime vendosi që të shfaqë në ekran, pjesë nga ngjarja e rëndë, për t’ia lënë në dorë më pas banorëve, që ata të vendosin nëse do e vijojnë apo jo këtë rrugëtim.
Me të mësuar ngjarjen banorët shpërthyen në lot dhe Luizi në veçanti bëri një premtim publik për familjen e rojes së ndjerë duke thënë se do i ndihmojë me një pjesë të konsiderueshme parash.