Lajme

(Video) Habit burri shqiptar i thotë Ramës: Edhe pa shtëpi unë ty nuk të tradhëtoj të dua shumë je djali im

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet për banesat e reja në zonën e Kavajës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Edi Rama | OSCE

“Gati dhe infrastruktura e dy blloqeve të Rilindjes pas tërmetit dhe në pak javë nis puna për pallatet e reja, ku do të strehohen familjet kavajase që në 26 nëntor humbën apartamentet e tyre”, shkruan kryeministri.

Gjatë takimeve me banorë, njëri prej tyre nuk u kurseu lëvdatat për kreun e qeverisë. Qytetari: Je i nderuar dhe i respektuar ti që na vjen dhe na viziton ne dhe lëshon rreze drite që na shëron ne

Edi Rama: Po mbaron shtëpia

Qytetari: Kur të mbarojë të mbarojë. Ne nuk jemi asnjëherë kundër teje. E ke artist atë

Edi Rama: I mirë është i mirë

Qytetari: Nuk të tradhtoj kurrë asnjëherë, edhe kurrë mos mbarofshin shtëpiat! Djali im

Edi Rama: Çuni është? Për vit të ri do hyni brenda

Qytetari: Edhe sikur të mos hyjmë brenda nuk të tradhtoj asnjëherë

MË TË LEXUARAT

To Top