Meliku dhe Fjori kanë pasur një debat shumë të fuqishëm në prime-n e javës së kaluar, ku të dy u vendosën përballë njëri-tjetrit për të qartësuar disa deklarata që kanë bërë.
Përballja mes tyre nisi sepse Meliku i përmendi videon Fjorit, ndërsa kjo e fundit bëri komente raciste ndaj tij duke i thënë “ik gjej ndonjë gabele”.
Mes debatit të javës së kaluar, Fjori ka zbuluar komentet e bëra në një grup në Whatsapp, ku i ka thënë Melikut “a je gay” kur ai ka dërguar videon e saj.
Nga ana tjetër, Meliku hodhi dyshime se Fjori e ka bërë vetë publike videon për të marrë klikime. Të gjitha këto, e bënë produksionin të përjashtojë Fjorin nga programi për gjuhën raciste që ka përdorur kundrejt Melikut, ndërsa Melikun për një kohë të pacaktuar për gjuhën që përdori ndaj Fjorit dhe përmendjen e videos.
“Unë jam shumë e dashur dhe madje njerëzve romë iu jap edhe lekë. I dua shumë. Ai thjesht ka qenë një moment agravimi. Unë i kërkoj falje gjithë Shqipërisë.”- tha ajo.