Rrjeti u mbush me lajme për rikthimin e Bora Zemanit me aktorin Donald Veshaj. Dyshja u filmuan në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të pandashëm në një festë të organizuar pas sfilatës së stilistit Valdrin Sahiti në Prishtinë. Madje u tha se Bora dhe Donaldi kishin udhëtuar nga Tirana në të njëjtën makinë.
E ndërsa dje habia dhe komentet pozitive nga fansat e tyre ishin kryesore, sot ka ndryshuar pak. Në një postim të moderatores me pamjet nga sfilata ka pasur një lum komentesh negative për rikthimin në krahët e Donaldit
Mirëpo Bora Zemani me sa duket ka rënë në paqe me këtë gjë, duke mos ua vënë veshin shumë pasi në një instastory ka publikur edhe një foto të Donaldit nga eventi.
Sigurisht që mirë ia bën, sepse siç thotë populli “çudia më e madhe tre ditë zgjat” dhe më mirë se vetë Bora asnjë nuk e di çfarë është e duhura për të.
E megjithatë pak minuta pas publikimit moderatorja vendosi të fshijë postimin me Donaldin dhe nuk e dimë arsyen…