Askush nuk e priste largimin e Enxhëll në natën e 10-të të spektaklit Love Story në TV Klan dhe një gjë të tillë e kanë pohuar edhe konkurrentet e tjera të kësaj romance live.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Suela ka deklaruar se Enxhëll kishte pre sion nga i ati dhe familja.
Meri: Nuk e prisnim veteliminimin e Enxhëll, por ishte dëshira e saj. Mendoj se ajo e kishte menduar më parë këtë gjë. Ne nuk e dinim, mbetëm aty të gjitha të habitura.
Suela: Jo ne nuk na kishte thënë asgjë fare. P resioni ishte nga babi, nga familja, nuk e përballon dot. Xhesi: Se di çfarë ndodhi. Ajo po thoshte që është ndjerë pak keq kur e sheh Saimirin në takime të tjera, ashtu siç ndihem edhe unë.
Generda: Nuk e dinim fare. Ajo tha që kishte arsye private dhe mbase ka qenë zgjedhja e duhur.
Redona: Aspak jo! Unë e shoh Saimirin si është me mua, shoh edhe Saimirin çfarë bën me vajzat e tjera dhe takimet janë ndryshe, pastaj normal që prekje duarsh…çfarë tjetër do bësh këtu.